Fryma poetike e së dielës me poeten:-Blerina PELLUMBI

E humba kohën….

—————————-

E humba kohën në tinguj të egërsuar pianoje

Që thyhej në kristale vetmie, e mbytej në vaje

I vrapova erës me shpejtësinë e një zemre të etur

Në dashuri e virgjër mbeti, horizontit gri e fshehur

Mirazh lumturie zbukuronte të ëmblat sy

Me dritën shpresën kërkonte, zjarr që i kthehej në hi

Jetime mes njerëzish të verbuar që braktisnin fjalën.

Njerëz me maska, lakuriq në zemër,

Eh, e humba kohën në gishta që gërmonin çdo ditë tokën,

Si për të gjetur një fund që nuk ekziston.

Blerina Pellumbi

Francë, 14 Nëntor 2025

/QendraPress/