Fryma poetike e së dielës me poeten:-Armenida QYQJA

Liria ime fillon aty!

—————————

Gjaku vrapon si një fëmijë i gëzuar

T’i tregojë tërë qënies, qelizë më qelizë,

Atë çfarë dëgjoi brenda mureve të zemrës:

Jehohën e zërit tënd që “Të dua”

Përsërit në një kohë të pakohë,

Që nuk i përket njeriut dhe ligjeve

Me të cilat ai e ka dënuar vetveten me plakje…

Liria e qënies fillon aty!

Thotë zemra në sinkron të plotë

Me atë që i thotë zëri yt

Aty ku hareshëm gufon aorta…

-ARMENIDA-

Nentor 2025

/QendraPress/