Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm. Në fillim të javës parashikohet të jetë ngrohtë por në vise malore mund të ketë edhe reshje bore. Ditëve të tjera pritet të jetë me vranësira e vende-vende edhe me reshje shiu. Temperaturat do të sillen mesatarisht rreth 14 gradë celsius.

Të hënën në Kosovë pritet të jetë mot i vranët por edhe me intervale dielli. Minimalja mund të zbresë deri në 1 gradë celsius ndërsa maksimalja pritet të shkoj deri në 17 gradë celsius.

Ndërkohë të martën, pritet që të jetë vranët e me reshje shiu. Në zona malore parashihen edhe reshje bore. Minimalja pritet të jetë jo më poshtë se 4 gradë, ndërsa maksimalja deri në 11 gradë celsius.

Edhe të mërkurën pritet të jetë mot i vranët e në vende-vende me reshje shiu. Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 2 gradë celsius, ndërsa edhe të mërkurën njësoj sikurse një ditë më parë, pritet të jetë deri në 11 gradë celsius.

Të enjten pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Minimalja parashihet të zbresë deri në 2 gradë celsius ndërsa maksimalja mund të shkojë deri në 14 gradë celsius.

Ndërkohë të premten pritet sërish të ketë ndryshime. Teksa është paraparë të jetë me diell e vranësira, vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.

Temperatura minimale pritet të jetë nga 3-6 gradë celsius ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 15 gradë celsius.