Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

Bashkëbisedim
( gurbetqari dhe bilbili)
——————————–
Me bilbilin bisedova
Njê tê mirë ia kërkova
T lutem shumë bilbil këngëtar
Bëhu për mua udhëtar
Ik pra, I thash, ik e shko larg
Fluturo e fluturo, kohë pas kohe ti pusho
Pushimin e fundit I thash e ke tek një vend
Vend të mirë, vend të shenjtë
Shko pranë varrit të nanës teme
Nanës teme, nanëlokes
Shko ne vend temin
Perqafo dheun e tokës
Foli ngadal e mos e tremb
Foli ëmbël, foli but
Foli me mall me dashuri
Dhe tregoi krejt, çka te porosita ty
Tregoi nanës, s mund të vi
S mund te vi te flas me ty
Lum bilbili mos harro
Me sqepin tënd merre një lule
Nanës ia dërgo
Lum bilbili mos harro, afër varrit ti këndo
Këngë malli le të jetë, kënga jote
Kënge zemre, kënge shpirti le të jetê
E refreni këngës sate le të jetë
Joo nanë malli për ty kurrë nuk u tret
Lum bilbili mos harro
Mbi varr t nanës, në vend timin ti loto
Derdhe lotin, ti për mua në mungesë
Sa t kam jetë, jo harresë
Lum bilbili mos harro,
nanës teme I trego
Zemërthyer po të kujtoj
Asnjëherë, joo s të harroj
Lum bilbili mos harro
Kur të largohesh nga aty
Pershendetu ti me nanën
Edhe thuaj ti për mua
Sa t kam jetê për të jetuar
Me mall të madhë e dashuri
Gjithmonë ty, kam me të kujtuar.
/QendraPress/