Ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe shkrimtari e poeti, Ibrahim Skënderi.

Sot,ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare veterani i arsimit ,shkrimtari e poeti dhe personalitei I traditës e kulturës opojare, Ibrahim Skënderi, nga fshati Brrut.
Ai ishte ish-drejtor dhe mësimdhënës shumëvjeçar në shkollën “Sezai Surroi” në Bellobrad dhe në gjimnazin “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Kurse ishte njëherit shkrimtar e poet që me veprimtarinë e tij ka bërë shumë sidomos për Opojën dhe Prizrenin.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Varrimi do të bëhet sot, në kohën e drekës, në varrezat e fshatit Brrut.
Ibrahim Skënderi kishte dhënë kontribut të çmuar në arsim për 44 vjet e 20 ditë, duke shërbyer me përkushtim si drejtor dhe mësimdhënës.
Përveç arsimit, ai është vlerësuar edhe për krijimtarinë letrare kushtuar fëmijëve, si dhe për aktivitetin e tij atdhetar e kulturor. Ishte njëri nga veprimtarët që ka pasur shumë angazhime sidomos në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren dhe një jetë të tërë ishte i përkushtuar për kulturën kombëtare. I lehtë I qoftë dheu I Kosovës./QendraPress/