Çaste poetike me poetin;-Setki Q. JASHARI

Fshatari…
———————–
Fshatari…
Është njeriu që në agun e ditës
Dehet nga këngët e shpezërisë
Është njeriu që ujvarat e bjeshkës
Çdo ditë i zgjojn ëndrat nga gjumi
E rrezet e diellit, i reshkin fytyrën
Fshatari
Është njeriu që bën veç mrekulli
E duan bletët, pa na japin mjaltë
I përulen, frikohen ariu dhe ujku
I lazdrohet delja, lopa, dhia, kali
Pa shijojmë mishin, djath e dhallë
Fshatari
Bredh, kërcen, këndon, kacaviret
Nëpër male, lugina, kodra e pyje
Nëpër ftonjë, mollë, dardhë e qershi
Arave, kopshte, e vreshta të rushit
Na pregadit turshit, tërhanat, rakit
Fshatari,
Ai është e vërteta, vetë jeta, krijimi
Ai s’din t’pushojë, në dimër e verë
Atij i bindet krejt dheu në beharë
E punon, lethaton dhe i derdh farë
Se nga punë e tija, është bota gjallë