Çaste poetike me poeten;-Anila KODRA

KY QIELL GRI

——————

Ky qiell pa frymë,

pa shpirt,

i kthyer në të errët gri ,

I heshtur, pa fjalë,

pa zogj fluturakë,

bile edhe pa një pikë shi.

Më lodh , vërtet më lodh.

Vallë,

a mundet dhe ëndrrat,

dëshirat,

dashuritë,

Në gri,

pa jetë e pa shpirt,

të kthehen një ditë?

Ndodh. Edhe mund të ndodhë.

Dritën që sytë të shihnin ,

dhe shpresën,

që të mbante gjallë,

A thua venitet dikur,

thua të shuhet,

të tret në hapësirë vallë?

Kjo pyetje shpirtin ma lodh.

Fjalët që dikur dëgjoja,

më nginin,

më kthenin në një sfinks vërtet,

Grija,

që sot ka zaptuar skajet e qiellit,

a thua të vrasë,

të dërrmojë,

ti shuajë ,

ti kthejë në fjalë pa jetë?

Mos i lër që të ndodhë.

Se kur grinjëzohet qielli,

brënda meje nga retë,

shpirti dhe zemra,

dallgë e sunam do të ketë.

Anila Kodra Kotroçi.

/QendraPress/