Çaste poetike me poeten;-Teuta BIÇAKU

Kur njollat s’flenë

—————————-

Nën drita fjollë, shumëngjyrëshe, të imta,

veç një herë vishet fustani i bardhë .

Pastaj e spërkatin me pikëza vere të thartuar,

që fermentohet kërmash në barkë .

Ziliqoset me tymin e duhanit

të atyre që vallen me ty hedhin krah për krah.

I humbin shkëlqimin, i prishin aromën feminile…

Veç një herë vishet ai fustan i bardhë.

Shenja të pashlyeshme gishtash me lyrë,

a graso ustallarësh

që vënë në lëvizje makinetat e fatit.

Veç një herë vishet ai fustan drite,

pastaj fle i patrazuar,

aty në një qoshe të raftit.

Veç një herë vishet ai fustan i bardhë,

veç një herë.

Ndihu mbretëreshë e fatit

pastaj lëre të flerë…

/QendraPress/