Çaste poetike me poeten;-Albulena THAÇI

MOS MË KUJTO…
—————————-
Mos më kujto kur të jetë vonë
kur unë s’mundem më të t’shoh të t’ndjej
më duaj sot sa jam gjallë
jo kur të mbuloj dheu e të bëhem pllakë
Mos më kërko kur të kem ikur
kur mungesa ime të bëhet varrë
atëherë do të jetë veç heshtje mes nesh
dhe loti yt s’do t’më ringjallë
Ti kurrë s’e pe sa fort të desha
as sa herë heshtja ime të thërriste me zë
sa ulëriste për një të dua
një përqafim që të më falje mua
Çdo ditë që Zoti na falte ne
do ishte kujtim i bukur jo peng që vret
por ti zgjodhe të mos më ndjesh sa jam
mos më kujto kur unë më s’jam
/QendraPress/