Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

Aromë Nëne…
———————
E ndjej aromën tënde, Nënë,
Zëri yt nga gjumi i qetë më zgjon,
Në dhomën e heshtur hapin tënd ndjej,
Ti mbetesh pranë meje si jorgan më mbulon.
Një aromë nga flokët e tu më mbërthen,
Si kujtim i hershëm që shpirtin më ngroh,
Ëmbël është si bukë e sapo pjekur,
E butë si fllad mëngjesi që në kohë më sjell.
Çdo hap yt, çdo shikim i heshtur,
Më mëson dashurinë pa fjalë e pa zë.
Në gjumë të vogël, më ndjek hiri yt,
Më mbulon si përqafim i heshtur qiellor.
Aromë nëne, shpirt i pafajshëm,
Në ty gjej botën dhe prehjen e zemrës.
Ti ndrit nga qielli, i përjetshëm,
Dhe unë mësoj me syrin e nënës.
Nexhbedin Basha,
/QendraPress/