Çaste poetike me poeten;-Valbona KOLAVERI

CIKLE PRITJESH
—————————
Funksioneve të zhdrejta të vetes,
Shpesh u riktheva në të shkuarën time
Mes brengash,
Lotësh,
Pendesash,
Pa shkuar tek rrënjët e vetes,
Duke u rikthyer në cikle pritjesh
Pa shpirt,
Mes harrimesh,
Larg ,zhbjerrë udhësh ku shpirti dergjej fundesh,
Mësova të shēroj veten
Mes ciklesh,
Qarkuar me kurorë hëne
Praruar lutjesh,
Ku vetja fal veç veten,
Mes heshtjesh.
/QendraPress/