Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

VJESHTË
————————–
Mëngjeset me brymë
ditët me diell
Eca urës së Siratit*, tek kështjella e Rozafatit…
Nën lisin e Marashit gjethet në tokë bien
Nga rrënjët uji i kthjellët buron,
Lumbardhi ushton.
Gjethet e harlisura si varka notojnë
Uji sjell gurin e rëndë të mullirit
Me vargjet e poemës së mjerimit.
Gurin e rënd të
historisë
E lëvizi shtëpia përbri…
Krismat e nagantit ndaluan telegramin.
Tre burra të ngrirë në
themele të lirisë…
* Ura e Siratit”, lidh parajsën me ferrin e
kalojnë ata, që kanë bërë vepra të mira.
/QendraPress/