Çaste poetike me  poeten;- Flora Mezini BOJA

Zënka që sjell lotin

———————————
Kush jam unë , e kush je ti ?
Çfarë kam unë , e cfarë ke ti ?
Cfarë them unë e cfarë bën ti ?
Largohu nga unë o njeri .

Pse më shikon ashtu?
Ashtu më shikove dhe ti mua.
Për kaq, grushti fillon,
Në vrasje ose plagosje njeriu përfundon.

Kështu nisin sherret
Dhe fillojnë tmerret.
Për një kanal a për një ferrë,
Vriten njerëzit dhe ikin nga kjo jetë si të pa vlerë.

Po pse, mor njeri i mirë?
Pse këtyre zënkave u jep kaq rëndësi?
Mos kërko sherrin kot,
Sepse këto zënka ,
jetë më të mirë s’të sjellin dot.

Mos u kushto kaq vëmendje:
Më pe drejt a më pe shtrembër…
Ndaj unë them, për disa gjëra
indiferent duhet të qëndrojmë ,
Të bëjmë sikur nuk po shohim e spo dëgjojmë.

Nga një zënkë koti ,
Fillon dhimbja,
fillon për familjen loti.
Qëndro i qetë, njeri i mirë,
Shijo jetën me familje dhe fëmijë .

Zënka kurrë nuk sjell të mira,
Veç sjell në jetë vështirësira.
Nëse vritesh, ua lë fëmijëve dhuratë:
Që për ty të marrin hakë.

Ndaj shijoje jetën, o njeri,
Zoti ta ka dhënë që ta gëzosh ti.
Shijoje ashtu si nga Zoti të është rriskuar,
Jo të kërkosh vetë të keqen ,
jetën për me e shuar.

Bëni kujdes, o njerëz, kudo jeni,
Ikni shumë larg nga sherri.
Mos bëni trimëri me kërkënd,
Sepse jeta është shumë e shenjtë.
Flora Mezini Boja

/QendraPress/