Çaste poetike me poetin;-Xhemajli SHALA

Zemër e plagosur

——————————-

​Zemër e plagosur rri në qetësi

Pranë aktit të kryer rënë në pusi

Me ç’zemër lëndove një vajzë të gjorë

Tani dije mirë e ke humb atë dorë

​Përse vallë e përbuze kur të fali zemrën

Ty të dashuroi ta thërriste emrin

O njeri pa shpirt sa rëndë gabove

Dashurinë e saj kot e refuzove

​Vleftën s’ia dite ndaj iku me tjetër

Nisi rrugë të re e grisi të vjetrën

Ai e do me shpirt e mban me ëmbëlsi

Ajo ty të la të braktisi përgjithmonë

/QendraPress/