Çaste poetike me poeten;- Klara SHEHU

Ndodh …
————————–
Nuk u ktheva, ku zemra rreh.
Në botën që vetë ndërtova.
Nuk ika nga fjala që u zbeh.
As nga çudia pse s’e shijova.
Nuk u ktheva të t’kërkoj.
Kur zemra u bë thërrime.
Ndonëse vetes i kujtoj.
Se jeta ka dhe lëndime.
Ti mbete ai që ishe.
E imja, e vetmja dashuri.
Ndoshta unë jam ndryshe.
Pa fjalë humba një njeri.
Humbjen duhet ta kujtoj.
Për të ikur dalëngadalë.
Humbjen duhet ta pranoj.
Ndaj po shkoj pa u ndalë.
Klara. 14 nëntor 2025
/QendraPress/