Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI

KUJTIMET E ENDURA
——————————–
Enden kujtimet në tezgjahun e pëlhurës, kanë kohë që flenë,
Fjalët e qëndisura pëshpëriten e vallzonin nga ëndrrat,
Çdo rrokje, del nga malli zgjojnë ajrin dhe luajnë,
Si një fije dritë hëne që mbulojnë shpirtin nga të çarat,
Çdo rrokje ,vallzonte lehtë ku heshtja bëhej melodi e dëshirës ,
Zëri vajzëror i mëndasht ende shpresën nga hiçi,
Në dritën e Hënës thurte mallin të vishej me dashurinë e jetës,
Duke qëndisus magjinë e tij hyjnore,i mbeti jashtë shpirti.
Në dorëzim ,zemra qau duart e saj në rrobat e dashurisë,
Për të shëruar frymën e sai ,do të qëndiste me gur kohën,
Para se të shtrythte etjen do të më mjaftonte një shtrojë shpresë,
Ku hija e tij të mbulohej veç me yje që digjen nga zjarrmi i ethshëm,
L.Ndoni Genova I.T