Çaste poetike me poeten;- Mim MARJANAKU

Tharm
————————
Ç’dreq fare
Tharmoi mitrën e sime meje,
që brumi kapërceu formën?
Kromozome jashtëtokësore,
në dashuri me nënën
më bënë mua.
Unë dua qiellin
Kur çmend,
e detin
kur tërbon.
Dua Etnën,
dashuroj Vezuvin
kur zjarr frymon.
Dua njeriun e parë,
të bëjmë dashuri
ku të denonin për një mollë
pse kishe uri
Ç’dreq fare
Tharmoi mitrën e sime meje?
Mim Marjanaku Durrës
/QendraPress/