Fryma poetike e së dielës me poeten:-Kumrie Avdyl SHALA

EJA, MË PËRQAF0, NANË

————————————–

Sa kisha dashur të shoh,

të të shtrëngoj fort

e të të them: mos më lër kurrë,

se s’po jetoj dot pa dashurinë

e fjalët e tua të ëmbla, nanë.

Sa do të doja të të ledhatoja flokun e bardhë,

të të puthja në ball,

se malli për ty s’ka të sosur.

Dorën tënde të butë ta mbaja,

të qeshnim bashkë

e të thërras ne kupë të qiell:

“Të dua, te dua nanë!”

Pse më le vetëm, nanë e shtrenjtë?

Sa të rënda janë ditët pa zërin tënd:

“A erdhe nga puna, bija ime?”

Dashuria jote ishte e pastër.

Eja e më merr në përqafimin tënd,

se loti për ty s’u shterr kurrë.

Përjetë me mall e dashuri…

Do të jetosh në mua, nanë

/QendraPress/