Çaste poetike me poetin:-Murtez ASLLANI

GRATË NË UKRAINË

—————————–

Lufta s’po ndalet

gjithkund vrasje e tmerr,

varfëri e frikë

gra, fëmijë e pleq

mundohen për të ikë

Nënat me foshnje

sa shumë lëngojnë,

plot torbën me rroba

që të mbijetojnë,

ikin kah sytë këmbët

vdekjes për t’i shpëtuar

qajnë foshnjet,

nënat përpiqen

për t’i qetësuar.

Në frontin e luftës

edhe vajzat luftojnë

e duan Ukrainën të lirë

trimërisht qëndrojnë.

Ato bashkë me djemtë

armikun sulmojnë,

lirinë e duan

ata përgjithmonë.

Ah, gratë e mjera

s’dinë kah për të shkuar,

nëpër flakë e barot

shpeshherë kanë kaluar?!

/QendraPress/