Çaste poetike me poeten;-Nexhi BAUSHI

Çaste poetike me poeten;-Nexhi BAUSHI

Ajo…

——————-

Ish vec një vajzë e porsa celur,

fustanet e saja të verdhë e të blertë,

laheshin me sapun lux aromë plotë.

Ndereshin mbi një pjergull dorëzonje,

për t’u tharë, mbi aromat, e

trëndafilave të kuq e të bardhë

që shtati në agshol t’i kishte nur.

Ish vec një vajzë e porsa celur,

ku natyra për të mblodhi,

gjërat më të hijëshme që pati,

pa kursyer as aromën e nektarit,

as shtatë ngjyrat e ylberit,

as rrezet e praruara të diellit,

as kthjelltësinë e ujit,

as ëmbëlsinë ledhatuese të flladit.

Ajo ishte tingull, ishte dritë,

Bota, një dridhje,

jeta, një harmoni

një tingull, një ciasje,

një melodi bohem.

/QendraPress/