Çaste poetike me poetin;-Tahir MUSAJ

VARGU IM PIKON DASHURI PËR TY

————————————-

Sa i bukur është vargu kur vishet me dashuri,
Vargu i dalë prej shpirti ka ëmbëlsi.
Përjetimi i vargut bëhet më i fortë,
Kur ndihesh i dashuruar me atë fjalën e artë.

Të dua ty, e ke bërë vend në zemrën time,
Në sytë e mi më sjell buzëqeshjen.
Ah, ky mall për ty s’më le mua rahat,
Je dritë e diellit që më ndriçon mëngjeset.

Të kërkoj ty me mendje, me sy e me zemër,
Dua të të gjej në lëndinat e shpirtit.
Eja aty ku ka jetë, aty ku ka dashuri,
Të pres në ëndrrat e natës që s’kanë mbarim.

Ti, e dashur, je ajri që më bën të frymoj,
Rrugën e dashurisë e kam gjetur te ti.
Dashuria e jetës sime ditët mi lumturon,
Je puhizë dashurie që ëmbël trupin ma ledhaton.

Dashuria kurrë në jetë nuk bën zhurmë,
Por ajo në heshtje frymëzon shpirtrat.
Në oqeanin e kohës lundron në shpirt,
Ndaj dashuria zgjon kujtimet e ndjenjat!

/QendraPress/