Çaste poetike me poeten;-Lavdije HOXHA

Valvitu i lirë o flamuri ynë !!

————————————

Për të dëshmuar besnikërinë,

Dhe identitetin shqipëtar,

Përkulemi përpara flamurit,

Kuq e zi, me shkabën dykrenarë.

Flamuri është himni kombëtar,

Betohemi për flamur e për Atdhe

Me gjak dëshmorësh është larë,

Që dhanë jetën për Mëmëdhe.

Valvitu krenar në trojet tona,

O flamuri më i bukur në botë,

Në Nëntor muaj i brishtë,

Je më i bukur e më i fortë.

Qysh në kohën e Skënderbeut,

Je nderi , gjaku krenaria jonë,

Ty o i bukuri simbol i Mëmëdheut,

Shqipëri, Çamëri ,e Kosovë.

Sa herë që armiqtë ty të rrëzuan,

Aq më i fortë u ngrite ti,

Je nderi, gjaku i shqiptarisë,

Je krenaria, simboli i lashtësisë.

Valo i lirë në trojet Arbërore,

O flamuri i bukur kuq e zi,

I larë me gjakun e dëshmorëve,

Që dhanë jetën për liri.

/QendraPress/