Çaste poetike festive me poeten:-Bukurie BUÇPAPAJ

DITËLINDJEN E KE FLAMUR
———————————-
Ke ditëlindjen sot flamur,
e çdo vit më bëhesh ma i bukur,
E kuqja të ngjan, të ndez nur,
Ngjyrë gjaku, lule bozhur.
Mali me mal përshëndetet,
ma gëzofsh njëzetetetën,
Dardania uron prej Prishtine,
Kangë bashkimi poemë Iliride.
Prej Shkupit vallja niset dorë për dorë,
I bashkangjitet Tetova, Ulqini, Plava e Gucia ,
Kangë e valle deri në Vlorë,
Ison e mban , Çamëria.
Në kali të bardhë, me ty në dorë,
Presheva, Bujanoci udhë ka marrë,
Bashkë shqipet në përvjetor,
Nisen më festue me ty oj nanë.
Sot ti ke ditëlindje o dy shkaborë,
Nëpër kohë të vështira u linde
Festohet që nga Ilirida deri në Vlorë,
Se je simbol i ekzistencës sublime.
Autore
Bukurie Buçpapaj
Me 28 e Nëntorit 2025.
Dardanë – Kosovë
/QendraPress/