Çaste poetike me poeten;-Natyra Mavraj

Dhjetor…
———————
Mirë se vjen, dhjetor…
Ti që bie ngadalë mbi kujtimet tona,
si një puthje e ftohtë që zgjon
ngrohtësinë që s’u shua kurrë.
Sa herë vjen ti,
vjen me një bagazh të madh kujtimesh;
rikthehen hapat e atyre që i deshëm fort,
edhe pse koha i mori larg nesh,
e ne vazhdojmë të jetojmë larg tyre…
jo me dëshirën tonë.
Natyra vishet me të bardhë,
por brenda nesh zgjohen ngjyrat e vjetra:
dashuritë që edhe sot sjellin dhimbje të buta,
ëndrrat që s’u harruan kurrë.
Në prag të fundit të vitit
kthehemi pas pa dashje:
tek fjalët e pathëna,
tek ëndrrat që mbetën në sirtar,
të paëndërruara më,
tek duart që s’i mbajtëm mjaftueshëm,
tek netët kur zemra rrihte më fort se bora.
Mos i harroni ato çaste—
ato që i prekëm, i shijuam
dhe na bënë të ndihemi të vërtetë.
Ato janë historia juaj,
e vërteta juaj më e pastër.
Dhjetor, dhuro paqe e dashuri
në çdo shpirt që të pret.
Sepse suksesi, dështimet, humbjet e fitoret
na bënë më të fortë,
na mësuan të qëndrojmë,
na kujtuan kush jemi.
Mos lejoni askënd t’ju zbehë.
Ju jeni ju ,
dhe kjo është mrekullia më e madhe
që sjell dhjetori.
01/12/2/25
/QendraPress/