Çaste poetike me poeten;-Mirela LIPO

NJE LOT MBI GJETHE..

——————————

Një lot mbi një gjethe pikoi,

si vesë që fsheh dhimbjen e vet,

u rrokullis ngadalë mbi kujtime,

i la zemrës një shenjë të lehtë.

Era e mori me vete gjethen

Te tere me piklotin e saj ,

ndërsa gjetheza dridhej e vetmuar,

në prag të një dite të vetmuar

ne vaj.

Ndoshta loti ishte mall i vonuar,

ose një kujtim ku aty gjeti vend,

Në atë rënie të qetë mbi nje flete.

rrinte i heshtur ,i lagesht i shkrete.

Nje lot mbi nje gjethe pikoi

i lau pupilat por nuk pushoi

lot qe te tjera pasoi ,

Rreshqiti mbi gjethe

, por kurre S’shterroi.

M.Lipo.Nentor 2025.!

/QendraPress/