Kryetari Totaj,konfirmoi mbështetjen komunale për nxënës e studentë

Dje, u mbajtën zgjedhjet komunale të Këshillit të Nxënësve në Prizren, me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave të mesme të larta, ku prezent ishte edhe Kryetari Shaqir Totaj në këtë proces që u zhvillua në frymën e bashkëpunimit. Me këtë rast Kryetari Totaj, rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Prizrenit për Këshillin e Nxënësve. Pas prezantimit të planeve të punës, Kuvendi i Anëtarëve zgjodhi Kryesinë e re dhe përfaqësuesit në Këshillin e Nxënësve të Kosovës. Kjo iniciativë u realizua me mbështetjen e Unicef Kosovo Programme, IOM Kosovo dhe Peacebuilding Fund, ndërsa u implementua nga KYC Kosova në bashkëpunim me Këshillin e Nxënësve të Prizrenit.