Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

VETULLÇARË MUZGU SONTE
—————————————–
Vetullçarë muzgu sonte,
shpinës hedhur ka ca re,
fat të tillë aspak s’donte,
sytë mvjosur ngjyrë kafe…
Psherëtinë e lodhur dita,
sikur don të fsheh diçka,
e pafat…gremisur…drita
perdja vjertur…çirake e la…
Rri hutuar…kot në pritje,
njollë në supe terrin pas,
shtegëtarë…me mëditje,
vesën qarë…pran s’e qas…
Vetullçarë muzgu sonte,
dimëron me lotë mërzie,
fat të tillë aspak s’donte,
mugëtuar…në gjumë bie…
/QendraPress/