Çaste poetike me poeten:-Florijana JASHARI

FLUTURO TË PRESIM DHE NE
————————————-
Eja shqipe mbi krahun tim
Frymëzohu me vargun tim
Fluturo larg në qiell
M’i sjell shpirtit pranverë
Kur larg meje të jesh
Dhembjen në asht do ta ndjesh
Largësia do të mundoj
Por fluturimin s’do ta ndaloj
Kur të jesh mërzitur shumë
Kthehu përsëri tek unë
Eja pusho në gjoksin tim
Të heqësh brengë e mallëngjim
Merr’ ti fjalët e mia
Dërgo si shpresë mbi atdhe
Kur’ të pyesin për lirinë
Thuaj me mall’ presim dhe ne.
/QendraPress/