Çaste poetike me poeten:-Mimoza Panahori XHINDI

Dua një dhjetor me dritë njerëzish
——————————————
Dua një dhjetor me drita të fikura..
Ku shpirtrat vetë të duken, zemrat e ngrohtësuara.
Dua një dhjetor me njerëz që falin mirësi,
me dashuri të pastër, me fjalë plot sinqeritet
Dua një dhjetor ku zemrat të ndriçojnë më shumë se çdo llambë…..
Ku mirësia të lulëzojë si yll mbi verandë.
Ku shpresa të ngrihet butë, si borë mbi qytet..
Ku dhe drita më e bukur të jetë njeriu vetë.
Dua një dhjetor ku paqja vjen nëpër përqafime
Ku ngrohtësia rrjedh qetë në çdo hap të njerzimit.
Këtë muaj,e dua pa intriga, pa gënjeshtra,
pa dhimbje fëmijësh,pa plagë nga abuzime
, pa shpirt të ngrirë e të grisur….
Dua një dhjetor ku bota më në fund marr frymë lehtë,…..
ku mos të ketē më lot e dhimbje..
Ku njeriu të bëhet dritë për njeriun, si agim i qetë.
Një dhjetor ku zemrat të jenë stolia më e ndritur,
Ku dashuria e mrekullia ,mos të të shuhen kurrë
/QendraPress/