Çaste poetike me poeten:-Xhuljeta FERRAJ

I VURA NË PROVË
————————
I kërkova mikut ca lekë hua,
Më su duk se ishte gjallë,
Qeshi me ironi dhe u largua,
E prishi fytyrën si bajga në stallë.
I kërkova mikut të më blinte ca ilaçe,
Se isha sëmurë me ethe nën jorgan,
Më tha s’kam kohë po puojë në baçe,
Dhe shkojë të pinte në kafene raki e duhan.
I kërkova mikut të më çonte në spitalë,
Më tha mu ka prish makina,
Se këmbët s’më mbanin e shpia më vinte vërdallë
Dhe miku puthej me dashnoren tek vitrina.
I vura në provë ata që i quaja’ miqë të mirë’…
Të gjithë më braktisën në baltë të gëzuar,
Kur u pasurova po më lëpiheshin me mëshirë,
Si qeni kockat nga dëshpërimi hidhëruar.
/QendraPress/