E mërkura poetike me poeten:-Ermira IFANDI

SUPET E HARRESËS

——————————-

Në supet e brishtë të harresës

Mbështes kujtimet e rinisë

Ku çdo pëllëmbë tokë ka një lëndim

Dhe heshtja e lotit më ngushëllon.

Si një shpirt pa ngjyrë,

Pa formë , pa fjalët e dashurisë

Që përshkon gjithë universin

Dhe rrotullohet në boshtin numerik.

Asnjë gjurmë , asnjë kujtim

S’mund të humbasë plotësisht

Do të jetë një shenjë sado e vogël

Të trajtojë dhimbjen , të bëhet betim !

Athinë , më 04.12.2014

/QendraPress/