Shaqir Totaj, bëri betimin për mandatin e dytë për kryetar komune në Prizren.

Shaqir Totaj, bëri betimin për mandatin e dytë për kryetar komune në praninë e 41 kuvendarëve si dhe përfaqësusëve të shumtë pjesëmarrës në këtë betim .Ishin të pranishëm ish kryetari i Komunës Ramadan Muja Drejtori i policisë Rajonale në Prizren Faton Alija,udhëheqësit e klerit fetar,përfaqësuesëve të biznesve dhe në pranain e shumë mysafirëve .Mbledhjen e parë e e udhëhoqi kuvendari më i moshuar Haziz Hodaj. Me intonimin të himneve kombëtare, Fillimisht u formua komisioni për konfrmimi e mandative në përbërje Lulejeta Veselaj Gutaj,Karanfil Haxhillari,Furkan Bytyç. Me këtë rast u mandatua edhe tërheqja e disa kuvendarëve duke u bërë zëvendësimi me anëtarë të rinjë. Në emër të komisionit për verifikim të mandatit, tha se konfirmimin e mandateve janë të rregullta dhe në bazë të rregullores zgjedhore. Pas kësaj u bë betimi I anëtërëve të Kuvendit të Komuës së Prizrenit, kurse pas kësj edhe kuvendarët e komunoitetot boshnjakë e turk lexuan betimin. Pas kësaj kryetari Totaj bëri betimin para të pranishmëve. Pas betimin zyrtar, kryetari Totaj tha se këtu jemi bashkë në qytetin emblamatik .Tashmë unë jamë kryetar për të gjithë ata që kanë votuar dhe që nuk më kanë votuar, Ne do të vazhdojmë bashkë për katër vitet e ardhshme.Dua të ju falenderojë për bashkëpunimin që kemi pasur dhe bashkëkpunim që do ta kemi. tha kryetari Totaj dhe uroi një punë e bashkëpunim të suksesshëm/QendraPress/