Betohet asambleisti më i votuar në Kosovë, Islam Ukimeri

Islam Ukimeri, i cili doli asambleisti më i votuar në vend në zgjedhjet e fundit lokale, ka dhënë sot betimin zyrtar para Kuvendit Komunal të Prizrenit. Me këtë akt, Ukimeri zyrtarisht fillon mandatin e tij, duke u zotuar se do të përfaqësojë me përkushtim interesat e qytetarëve dhe do të punojë për transparencë, zhvillim dhe mirëqenie të komunitetit.
“Të nderuar qytetarë të Prizrenit,
Sot dhashë betimin për herë të tre-të si Kuvendar i Komunës së Prizrenit. Ky mandat është nder dhe përgjegjësi e madhe ndaj jush dhe ndaj qytetit tonë.
Rikonfirmimi i besimit tuaj më obligon të vazhdoj me përkushtim, transparencë dhe vendosmëri në mbrojtje të interesit publik dhe zhvillimit të Prizrenit.
Do të jem zëri i qytetarëve, i drejtë dhe i palëkundur, duke punuar për të mirën e përbashkët dhe për një Prizren edhe më të zhvilluar.
Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për Prizrenin, bashkë me kryetarin e dëshmuar Shaqir Totaj.
Faleminderit” ka shkruar Islam Ukimeri në rrjetin e tij social.