Çaste poetike me poeten:-Remzie Raci REXHBOGAJ

PAKËZ NDËRGJEGJE

——————————–

Vetëm pakëz ndërgjegje

Dua ta shoh tek njerëzimi

I verbuar nga zilia

E memorjeve të djallëzuara

Lirojeni vetëm pakëz vend

Për rrezet e diellit

E në muzgun e natës lerëni

Që Hëna ta derdh shkëlqimin

Duke buzëqeshur

Ju lutem mos shigjetoni

Në kahjen e gabuar

Nga një shpirt i dëlirë si kristali

Hudheni në fundin e detit

Errësirën e shpirtërave të tërbuar

Nga urrejtja

Ushqeheni zemrat e juaja

Me mirësi dhe realitet

Gjerave mos ju jepni kahje

Ashtu siç keni dëshirë vet

Se një ditë e vërteta do të flet.

/QendraPress/