Fryma poetike e së dielës me poeten:- Nazmije Xhaferi Hasani

Kaltërsisë së qiellit i ngjan
————————————
Si sot m’kujtohet takimi ynë i parë.
Unë ngjitesha e ti zbrisje shkallësh;
Se ç’më shpoi shikimi yt i valë,
Vullkan dashurie në mua ngjalli.
Dashuria ime u bë oqean,
Në krahët e të cilit me ty dremisja.
Kur nata vinte unë bëhesha hanë,
Kështjellën e ëndërrave me yje stolisja.
Dashuria ime kthjelltësisë së qiellit i ngjan.
Është e çiltër, e pafund, e paanë.
Dhe, jeton damarëve të zemrës sime që,
Parreshtur t’kërkon, kujton e për ty rrah.
Dashuria ime asnjëherë zbeh’
Tjetërkuj si falet
Edhe po t’kem shtatë jetë.
/QendraPress/