Fryma poetike e së dielës me poeten:- Gjeorgjina KAPAJ

Letër nënës
——————————-
Zog o zog me krahë të shkruar
hapi krahët fluturo!
Kalo dete të trazuar
Mbi direkë rri e pusho
Një letër kam shkruar
Porsi bleta kur mjalton.
Këtë fjalë kaq të bekuar
Mos ma humb mos e lësho!
Është fjala e mjaltuar
Që s’e ndal jo, asnjë shqotë.
Për nënën që shumë e dua
Ashtu më donte dhe ajo.
O, sa shumë më ka munguar
që të flas e që ta shoh.
O kjo pritje e mallkuar
Bëje mirë e mos vono!
Me ty isha më e fortë
Sikur kisha një kështjellë.
Fjala jote më frymëzon
Ma bën jetën si buqetë.
Me ty ecja krah për krah
Fjalën porsi ligj ta kisha.
Se çdo fjalë ishte urate.
Në betejat që i prisja.
Bashkë me ty dhe unë gëzoja
Bashkë kishim dhe trishtimet
Kur me brengë ty të shikoja
Gjumi im merrte shtigjet
/QendraPress/