Çaste poetike me poeten;-Kumrie Avdyli SHALA

AROMË DASHURIE
—————————-
Sikur nuk të pash vetëm edhe njëherë
Dhe sa herë të shkrihem në gjoksin tënd,
Ti më jep forcë nga dihama jote
Besoje se erdha të pushoj në aromën e trupit tënd.
Si s’të pash të paktën një herë,
Ah veq në këto ëndrra të shoh e në takim të të puthi
e të shkrihem e tëra nën yjet e qiellit,
Bregut të detit do i them
Ma sjell varkën e peshkatarit,
ta puthi atë buzë të copëtuar me nishan nga malli.
Me puthjet e zjarrta të dehem e tëra,
Të afrohem shtat për shtat,
Të mos na ndaj as drita e hënës,
Jo jo as shtrati i punuar me kashtë.
Të ngjitemi për shtatin tënd
si një trup i vetëm pranë aromës së valëve të detit,
duke u dashtë çmendurisht.
Nëse isha ngrirë nga të ftohtit
ty do të kisha dashtë afër më
ma shkri zemën e ngrirë për ty,
Ta më përkedhelësh me afsh
bashkë me të ziun fatin tim të nëmun
Nga shtatë hyjnitë që i lash
të shkojnë pa puthjen time.
Oh, sa fort kisha dashtë me të pas afër,
E me afshin tim, me të shtrënguar fort
Dhe me të dashtë oh me të dashtë pambarim…
Më ia marr gjethet e trëndafilit më t`i vënë në buzë,
Detit e malit me ju lëshu
vikamë duke përmend emrin tënd,
se vetëm Zotin e kam dëshmitar,
se fort të doja, e dua te të kem pranë.
K. A. SHALA 2022
QendraPress/