Shaqir Totaj,  nga  vendi ku pushojnë dëshmorët tha ; e nisëm këtu sepse  këtu buron liria.

Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj I bashkëshoqëruar  edhe nga  kandidatët  që po garojnë  për  zgjedhjet e e 28 dhjetorit, nga  Prizreni sot, e  filluan   nismën e fushatës  elektorale  pikërisht  me  homazhe  duke  bërë   tek  Varrezat e  Dëshmorëve. Me këtë rast  kryetari i komunës së  Prizrenit që njëherit është edhe nënkryetar i PDK-së  Shaqir Totaj, tha se  erdhëm këtu  për ta filluar  fushatën zgjedhore të  28 Dhjetorit, sepse  PDK-ja  nga  katu e ka   gjenezën dhe ne  e dijmë se  gjaku i  Dëshmorëve  është  baza e lirisë  tonë, besojmë se  do të  dalim  fitues  sepse  na duhet  një  bashkëpunim i yni me  botën e sidomos  me SHBA-të tha  kryetari Totaj. Pas  nderimit tek varrezat e dëshmorëve  kurora lulesh u vendosën edhe tek lapidari I lirisë. Derisa  kandidatët  për kuvendarë  vizituan edhe  Zyrat e  OVL-së ku me këtë rast takuan  kryetarin Isa Berisha  si dhe kryesinë e shoqatave të dala  nga  lufta si Xhevit Berisha   ,Malush Fanaj etj.  ku edhe  bashkarisht  thanë se  vlerat e  luftës  duhet  ti rikujtojmë e nderojmë  gjithmonë.Derisa kandidatët :Nait Hasani,Xhemshit Krasniqi,Ramize  Shala e Kujtim Gashi thanë se  ne  kemi pasur një  bashkërrugëtim  dhe padyshim se  neve  na  duhet  të  jemi bashkë  për të mbrojtuar vlerat e  luftës. Edhe kuvendarët  tjere si Luljeta  Veselaj Gutaj,Fetah Paqarrizi, Jona Hoxhaj,Arianit Çollaku e  Afërdita Saramati.