Çaste poetike me poeten:Kumrie Avdyl SHALA

FJALËT PUSHKË E MENDJEN FUSHË
———————————————–
Ç’më erdhi në mendje gruaja me nam,
o sa kryeneqe,veshur kishte fustan.
Ishte llafazane, por si përrri,
nxirrte fjalë të prehta nga goja, kuti.
Kishte buzë të holla, të lyera me naze,
flokët ngjyrë të bardhë, si mendafsh me ar.
Takët i kërcisnin atje mbi kalldrëm,
si hamshorit në gojë kur i vënë frerë.
Ai trup i saj si ngjalë e si atki,
sa bukur i rri në trup fustani gri.
Grua furfullazë, por me shumë finesë,
kishte mendje të madhe e delikatesë.
Kur gllënkonte gotën të mbushur me verë,
aromë trëndafili lëshonte çdoherë.
Sa hije i kishte ai nishan në faqe,
buzët e kuqe, e bukur manushaqe.
Pse m’u kujtua kjo grua shejtane?
Në qafë i rri bukur i varur ai gjerdan.
Fjalët i kishte pushkë e kokën fushë,
mendje të madhe, o medet sa thush,
si gruaja te kroi i fshatit kur burin mbush.
/QendraPress/