Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hyrë H. FAZLIJA

Mjegulla…
—————————
Me ditënet m’rri pezull mbi qerpikë.
Pa trokitur m’veshesh në dritare.
E lagësht.
E errët.
E zymtë.
E ftohtë.
M’shton peshën e kollit.
M’ngatërron tymin e helmtë.
M’mbyllë shtigjet e kalimit.
M’dërgon deri mbi etër,
të gjej një fije rreze t’dielltë…
N’mbarim dite,
m’deh kujtimeve.
N’qepalla dridhet malli që nuk flet…
141225,
/QendraPress/