Fryma poetike e së mërkurës me poetin;- Nexhbedin Basha

GJURMË NË UDHË…
—————————-
Mos ndal, edhe kur hijet të rrethojnë,
Se një ditë dielli do të lind,
Ti ishe nisur për atë udhë, do arrish në stacion,
Në çdo cep të Arbërit gjurmët e rinisë.
Në të ftohtin e ersirën e pa matë,
Me vargje dhe libra, sfidove dimrin e acartë,
Si një yll mbi male dija u bë flakë,
Në çdo cep rruge le gjurmën e artë.
Dhe nis të lexoj letrat zjarr e flakë,
Mbi zarfin e plurosur shkruar emri im,
E ëndërroja atë ditë mbushur me mall,
Dhe njoha vërtet mbi dhimbje dashurit’…
Në heshtje shkruaj, në heshtje flas.
Në vargje derdh mallin e gjatë.
Në letër mbjell dhimbje dhe gaz,
Me poezi e mbaj shpirtin gjallë.
/QendraPress/