Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Fatmir TERZIU

Unë do të lutesha
——————————-
deri në mëngjes,
deri në mesditë,
deri në mbrëmje
të bëja me një magji buzët e tua një kupë
të pi sa të du’,
të dehem,
të kthej në çmendje,
një ritual të njohur vetëm për mu’,
ku të firojnë të gjitha fluturat nga barku,
e unë të strukem në sytë e tu.
E prapë të lutesha,
brenda syve të tu të pushoj,
të lahem,
në ujëvarrat e kësaj ëndrre,
ku prej vitesh të pikturoj,
mos lëviz, të lutem,
e dua qetësinë tënde
peneli i syve përpin ngjyrat nga mendja ime
më prit të digjem në këtë gjëndje
prush në vatër intime
dhe nëse jo, do të dërgoj t
ë çmendurin brenda meje
për të ngritur dolli për ditëlindje.
E prapë të lutesha,
duke u dehur,
sa e bukur është dehja e tranzicionit gri
qershori i qershorëve të çmendur
më ysht të ngrej dolli të ëmbla me ty
jam më i etur,
luaj me trup, me shenja e me sy,
nuk e di pse përhumbem vetvetiu në dritë,
e gjuhët më shembin çdo mit e histori,
jemi vetë Evë dhe Adam këtë ditë,
me perlat që na dorovit hana,
shtrydh sytë,
ngre dolli me buzët e tu Luçiana!
E prapë të lutesha,
të filloj me namazin
do të ishte një besim i shenjtë,
megjithatë, oh! çfarë vjen
në errësirë dhe mes shumë formave të artit
brenda rrahjeve të zemrave të fëmijvë tanë i gjen,
çelësat e Mirësisë dhe Fatit,
atë që Fryma e Shenjtë dërgon çdo mot
me ty dashuria ime
/QendraPress/