Çaste poetike me poeten;-Nezi Plaku VELAJ

Përjetimet e një mbrëmje

————————————–

Në male bie borë e ngrica

I ndjej rrënqethjet deri ndënë lëkurë,

Edhe pse qëndroj në qoshe të këndit

mbuluar jam nga avujt e guzhinës

Kështu e përjetoj më mirë vetminë time.

E malluar rreshtoj njerzit,

 që ka kohë që janë larguar

Ikur kanë në një botë tjetër,

thonë “botë e vërtet”. Nuk e di,

Një botë enigmatike,

S’ka vajtur njeri e të kthehet,

të tregojë të vërtetën e botës t’amshume,

Larg jetojnë edhe të gjallët

Shikoj për rreth

s’dua të badhës ti them e zezë,

As zemrën s’dua ta plasaris,

realist jam, jo vetëm në poezi,

Shqetësohem,

I trëmbem fjalës spital, a reanimacion,

Lus Zotin, mos të jetë ndonjë i ri!

Ja…,

Dikush rënkon… nuk sheh as dëgjon,

mediton jetën që s’e jeton dot,

feston përvjetorin e nëntëdhjetë e tëtë të legjendës,

I ftohti ja përthan lëkurërat e

 rreshkura të viteve bronx

Dikush në një dhomë,

stolis bredhin e vitit pasardhës

Në maternitetin e lagjes lindi një bebe

E urova me shpirt!

“T’ju rrojë sa malet, ju thash!

Armatës së bebeve ju shtua edhe një bebe tjetër,

Po shtohen voglushat! – mendova me vete,

kjo tokë e shenjtë po varfërohet nga të rinjtë,

Po ikin si zogjtë e malit në shtegëtime

Nga sytë këmbët ,e s’e kthejnë më kokën nga mbrapa,

Largohen për një jetë më të mirë…ashtu thonë

A thua s’ka vënd për ta,

të mësojnë e të jetojnë në vënd të tyre?!!!

Sa keq!

U mpak Shqipëria ime

U ftoh djelli…,

Si ngroh më dot,

 as fytyrat e bebeve në djep kur lindin.

/QendraPress/