Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

Si fëmija borën…
———————–
Dëborën e parë të dimrit, pret qyteti,
Ndërsa unë, me sytë nga retë, pres ty,
Peshë çohet zemra si atëherë,
Kur fëmijë, prisnim borën në Tiranë…
S’mendonim kurrë për gishtat e mpirë,
Pas lojës atje jasht, pa dorashka,
Hareja mbushte rrugët e rrugicat,
Të pamundur ardhjen kish’ pendesa…
Ashtu të dua, si fëmija borën,
Magjjnë e bardhë që zbret mbi ne pa fjalë,
Buzët e tua do t’mi ngrohin gishtat
Dhe zemra s’do të ketë ftohtë, asnjë çast…
-ARMENIDA-
/QendraPress/