Çdo sfidë është një mësim i çmuar që na maturon dhe na zgjon-Shkruan;- Agnesa Thaçi KUREJSHI,magjistre e juridikut.

Në vigjilje të fundvitit ndalemi për të vlerësuar rrugëtimin e vitit që po përfundon – arritjet që na kanë ngjallur krenari dhe sfidat që na kanë formuar.

Secila arritje është një dëshmi e përpjekjeve tona, është rikujtim se vetëm vendosmëria, integriteti dhe përkushtimi e ngrisin njeriun.

Çdo sfidë është një mësim i çmuar që na maturon dhe na zgjon ndërgjegjen lidhur me guximin për të ecur përpara.

Fryma e festave na fton të falënderojmë dhe të ndjejmë ngrohtësinë e raporteve familjare dhe ndërnjerëzore që e bëjnë jetën më të bukur.

Ndaj në këtë vigjilje ndërrim motmotesh:

“ Qofshi gjithmonë të rrethuar nga njerëz të mirë, dashamirës dhe që ju frymëzojnë të jeni më të mirët e vetes”/QendraPress/