Çaste poetike me poeten;- Asja MULGECI

KALORS NATE
————————-
Vjen mi puthë syte e shkruem
vesimë loti nën qepallë
bubullimë dritëkulluem
londrimë shpirtit, vjen kaq rrallë
mall i mpiksun, rrudha n’ballë
Ngatrron gishtat, flokve mjaltë
m’pushton butë, dashni qiellore
shkreptim syve, fjolle e zjarrtë
kalors nate, ortek bore
Prushimë dielli,puhize n’gji
frut i pjekun, maje pemes
se kap dot e han me sy
gjak i mpiksun, dromca zemres!
ASJA MULGECI
/QendraPress/