Çaste poetike me poeten;-Brunilda MUSAI

Therrime dashurie.

———————————-

Të pyeta çfare mbeti nga ajo dashuri.

Përse nuk jam më aty në piedestal.

Me the se një ditë mbaron çdo histori,

e mbetet me kohen një kujtim i rrallë.

Nuk doja nga ti therrime dashurie.

Jane bërë si një pazëll qe s’din ti bashkosh,

Shiko në sy, ska as grimca lumturie,

Ka mbetur vetëm loti, qe faqeve rënkon.

Nuk dua asgjë, nga ajo qe ka mbetur.

me mire do ti vë zemrës një gur.

As ne jeten tënde s’dua t’jem e tepert.

Dua vendin tim që kisha dikur.

Ndaj me mire harro se dikush te deshi.

Se njohe në ishte ëngjell apo djall.

Sigurisht qe jeta prapë do buzëqeshi.

Mbetesh per dikë një simbol I rrallë

Bruna Musai

/QendraPress/