Çaste poetike me poeten;-Fatmire BERISHA

Mendimet m’sillen n’krye pa zâ,
———————————-
si zogj t’lodhun që s’dijnë me u nda.
N’errsinë t’natës m’rrijnë zgjuè
tu m’folë pa za, pèr ty e muè
Mendimet m’godasin si gur n’ballë,
s’më pyesin a jam lodhë a kam mall.
N’tru m’përplasen si hekur n’shpinë,
s’lanë as dritë, as shpresë me m’u kthye n’njeri t’qetë përsëri.
Disa m’therrin pa pikë mshire,
si fjalë t’thanë keq, që s’shlyhen kurrë prej ndërdijes time.
Po i shtrëngoj dhambët, s’bërtas, s’i qaj,
se mendimi i fortë veç t’kalit, ose t’then n’dy anë.
/QendraPress/