Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

DUA NJË ROSA PARKS

——————————-

Një “Jo” i tha Rosa Parks poshtrimit.

Pa bërtitur,

Pa nerva,

Pa u shtyrë.

Duke shikuar nga dritarja….

Një “Jo” i thanë të gjithë ata që ishin si Rosa,

të lodhur duke u dorëzuar….

Amerika dëgjoj,

e nisi lirinë me një grua

që ndejti ulë,…

me dinjitet,

me guxim.

E dua një Rosa Parks

të lindë në vendin tim.

Ulë ti thotë “Jo” racizmit,

që po boshatis trojet tona.

Ulë ti thotë “Jo” denigrimit.

E dua një Rosa Parks,

që me “Jo” pa bërtitur

i tha “Po”,

më të fuqishmen “Po” për

 drejtësinë krejt botës e njerëzimit.

E dua një Rosa Parks.

/QendraPress/

Çaste poetike me poeten;-

/QendraPress/