Çaste poetike me poeten;- Shpresa Gashi ZRRNACI

KUR DËGJOJ FJALËN SHQIPE
——————————————
Më rastis të dëgjoj njerëzit e mi
shqip tek flasin udhëve këndej,
se si më ndez kjo zemër nostalgji,
më trazojnë shpirtin dhe me ta dua të ndalem.
Të ndërroj ndonjë fjalë a kujtim
nga toka prej nga kam ardhur.
Ah, seç ndjej sa gëzim,
e shqip kur flas sa shumë çmallem!
Çmallem me njerëzit e me pak atdhe
që ata bartin me vete këtu ku janë.
Është gjuha që më bën të ndiej
dhe mallin që për të kam.
/QendraPress/